ZYRTARE/ Me fanellë të re, Musolli i bashkohet Gjilanit në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 17:02

ZYRTARE/ Me fanellë të re, Musolli i bashkohet Gjilanit në Kosovë

Ish-futbollisti i Kukësit Besar Musolli është prezantuar te skuadra e re Gjilani.

120081372_727127484539937_7895638774747962261_o

Lajmi u dha nga klubi në faqen e tij zyrtare. Mesfushori 31-vjeçar u largua pas 8 vitesh nga nënkampionët e Shqipërisë duke korrur suksese të rëndësishme në Shqipëri dhe në Europë (1 kampionat, 1 Kupë e Shqipërisë dhe 1 Superkupë dhe kalimi i 3 raundeve në Ligën e Europës në vitin 2013).

Kalimi i Musollit te Gjilani ishte paralajmëruar prej disa javësh. Ai luajti ndeshjen e fundit me Volfsburgun.

Musolli vjen si përforcim i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Gentian Mezani.

Njoftimi i Gjilanit

ZYRTARE: Besar Musolli futbollist i Gjilanit
Gjilan, 22 Shtator 2020-Gjilani dhe futbollisti llapjan, Besar Musolli, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, ku mesfushori do të bartë fanellën e skuadrës kuq e bardh të Gjilanit.
Mesfushori 31 vjeçar, në skuadrën e Gjilanit vie pas 8 viteve të kaluara në skuadrën nga verilindja e Shqipërisë, KF Kukësi.
Për mesfushorin nga Podujeva, Gjilani është vetëm skuadra e dytë në karrierën e tijë në futbollin vendor në Kosovë, pasiqë më parë, para transferimit të tijë në Kukës, ai, ishte paraqitur për skuadrën nga Merdarja, KF Hysi.
Pas 3 viteve të kaluara në vendlindje tek KF Hysi, në vitin 2012, Musolli, transferohet tek skuadra nga Superiorja ku me të cilën do ti kalonte 8 vite nga karriera e tijë, ku bashkë me Kukësin do të arrinin të fitonin edhe disa trofe nga kampionati elitar në Shqipëri.
Perfomancat fantastike të futbollistit të ri të Gjilanit, do të shpërbleheshin në vitin 2017, ku Musolli do të ftohej edhe nga Përfaqësuesja A e Kosovës, në takimin për kualifikmet për kampionat botëror kundër Ukrainës, ku edhe do të debutotne me fanellën e Kosovës.

Sport Club “Gjilani” i dëshiron mirëseardhje futbollistit më të ri në skuadrën tonë, Besar Musolli.

gjilaniii

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"