ZYRTARE/ Me birrë e salçiçe para, blerja e re e Bajernit prezantohet në mënyrë epike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2021 | 16:20

ZYRTARE/ Me birrë e salçiçe para, blerja e re e Bajernit prezantohet në mënyrë epike

Tashmë është zyrtare, mesfushori austriak Marsel Sabitzer është blerja më e re e Bajern Mynih.

bbb

27-vjeçari transferohet tek kampionët e Gjermanisë pas 7 viteve te Lajpcigu duke bërër një hap të madh në karrierë. Edhe pse ishte një dëshirë e madhe e Milanit, bavarazëët kanë mposhtur konkurrencën e kuqezinjve duke paguar 16 milionë euro për shërbimet e mesfushorit. Megjithatë lojtari është prezantuar në një mënyrë epike nga Bajerni.

Me anë të një video të postuar në rrjetet sociale, Sabitzer i veshur me bluzën e Bajernit ndodhet para një tortë tipike vieneze, por një një dorë i tërheq ëmbëlsirën dhe i vendos para një birrë paulaner dhe salçice duke thënë “Ne jemi Bajerni”. Një mënyrë epike për të prezantuar yllin austriak që ka marrë vëmendjen e të gjithë tifozëve në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"