Postuar: Janar 27, 2021 | 13:04
ZYRTARE/ Mbyllet përfundimisht çështja e mbrojtësit boshnjak, Kurdiç prezantohet te Kukësi
Mbrojtësi boshnjak, Numan Kurdiç është futbollisti më i ri i Kukësit. Klubi verilindor konfirmoi së fundmi në faqen zyrtare se ka arritur marrëveshjen me klubin e Sarajevës për të huazuar deri në fund të sezonit 21-vjeçarin.
Nënkampionët e Shqipërisë kishin arritur prej ditësh afrimin e mbrojtësit ballkanas, por zgjedhja e formulës së transferimit të lojtarit dhe problemet burokratike vonuan zyrtarizimin e Kurdiçit si pjesë e Kukësit.
Pas mbrojtësit lituanez Rolandas Baravikas, Numan Kurdiç është futbollisti i dytë i afruar gjatë merkatosë së janarit te Kukësi.
Njoftimi i Kukësit
ZYRTARE!
⚽️ Numan Kurdic është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi boshnjak, vjen në formë huazimi nga klubi i FK Sarajevos dhe do të jetë pjesë e skuadrës sonë deri në fund të sezonit.
⚽️ Mbrojtësi 21-vjeçar është aktivizuar së fundmi në kampionatin serb me ekipin e Novi Pazar, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Sarajevon.
☑️ Kurdic stërvitet prej disa ditësh me skuadrën tonë, duke u njohur me ambientin dhe futbollistët, por problem ishte dokumentacioni. Së fundmi, klubi ka arritur të zgjidhë problemin dhe Kurdic do të jetë gati për ndeshjen e radhës.
➡️ Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Kurdic! Dobrodosao Kurdic🇧🇦Skeda e Lojtarit:
Emri: Numan Kurdic
Mosha: 21 vjeç
Kombësia : Boshnjak
Pozicioni: Mbrojtës
PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
