ZYRTARE/ Mbyllet aventura e lojtarit me Teutën, mesfushori dhe klubi dakordësohen për “divorcin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2020 | 16:03

ZYRTARE/ Mbyllet aventura e lojtarit me Teutën, mesfushori dhe klubi dakordësohen për “divorcin”

Arbër Çyrbja nuk është më futbollisti i Teutës. Klubi durrsak komunikoi nëpërmjet një komunikate për shtyp mbylljen e bashkëpunimit me 27-vjeçarin. Mesfushori shijakas ndërpreu kontratën me miratimin e Teutës.

cyrbja

27-vjeçari luajti 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet e sezonit të kaluar me Teutën, ndërsa nuk u grumbullua për Superkupën e Shqipërisë dhe takimin me Beitar Jeruzalemin. Përvoja e tij mund të ndihmojë shumë klube të Kategorisë Superiore.

Njoftimi i Teutës

Arbër Cyrbja nuk është më pjesë e bluve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi. KF Teuta komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me lojtarin. KF Teuta dhe futbollisti me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dy palëve. KF Teuta me këtë rast falenderon Arber Cyrben për kontributin e dhënë në periudhën që ishte pjesë e bluve, duke i uruar gjithë të mirat në të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"