ZYRTARE/ Mbyllet aventura e Brdariç, ish-trajnerin e Vllaznisë e shkarkojnë nga skuadra indiane: Është shkatërruese, klubi më lajmëroi që…  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2023 | 0:04

ZYRTARE/ Mbyllet aventura e Brdariç, ish-trajnerin e Vllaznisë e shkarkojnë nga skuadra indiane: Është shkatërruese, klubi më lajmëroi që…  

Thomas Brdariç nuk do të jetë më pjesë e Çenaijin në elitën e futbollit indian. Ish-trajneri i Vllaznisë është shkarkuar së fundmi dhe pritet të nisë një aventurë të re. Lajmi për ndërprerjen e bashkëpunimit me indinanët është konfirmuar edhe nga vetë Brdariç nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.  

brdaric

“Sezoni i kaluar ka qenë një nder për të trajnuar këtë klub të mrekullueshëm. E mbylla këtë klub në zemrën time dhe nuk do t’i harroj kurrë kujtimet që bëmë brenda dhe jashtë fushës.  

Ne krijuam një ekip që filloi nga e para dhe krijoi një rrugë për të arritur sukses në të ardhmen e afërt.  

Për fat të keq, klubi më komunikoi vendimin se kërkohen opsione të reja për pozicionin tim. Është shkatërruese, megjithatë i jam mirënjohës tifozëve të CFC-së që gjithmonë dhanë mbështetjen maksimale që më pëlqeu më shumë. I uroj klubit suksese maksimale për të ardhmen dhe angazhimet e duhura në rrugën që është krijuar këtë sezon që lamë pas”, shkroi Brdariç. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"