ZYRTARE/ Mbrojtësi që u shpall kampion me Partizanin largohet nga klubi kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 23:00

ZYRTARE/ Mbrojtësi që u shpall kampion me Partizanin largohet nga klubi kosovar

Ish-futbollisti i Partizanit Labinot Ibrahimi nuk do të luajë sezonin e ardhshëm për Prishtinën. Mbrojtësi veteran ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me klubin e njohur të Kosovës.

unnamed

Vetë 34-vjeçari e pranoi për “Gazetën Blic” se nuk është pjesë e Prishtinës. Ai theksoi se do të vendosë qetësisht për të ardhmen e tij pasi ka marrë disa oferta.

“Po, jam futbollist i lirë. I kam ndarë rrugët me Prishtinën. Kam disa oferta nga disa klube. Momentalisht jemi në bisedime. Aktualisht nuk mund të jap më shumë informacione. Do t’i shqyrtoj ofertat dhe padyshim se do ta zgjedh atë më të mirën”, u shpreh Ibrahimi.

Ai luajti në Shqipëri për 6 vite me Partizanin, duke arritur të fitonte titullin kampion me Partizanin sezonin e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"