ZYRTARE/ Mbrojtësi legjendar i Milanit emërohet trajner në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2018 | 18:09

ZYRTARE/ Mbrojtësi legjendar i Milanit emërohet trajner në Itali

Alesandro Nesta është emëruar trajneri i ri i skuadrës së Peruxhias, në Serinë B italiane. Ish-legjenda e Milanit, por me një të kaluar edhe tek Lacio, ka firmosur një kontratë deri në fund të këtij sezoni me skuadrën e Peruxhias.

Alvaro-Recoba-of-Inter-Milan-is-tackled-by-Alessandro-Nesta-and-Gennaro-Gattuso

Ai do ta drejtojë ekipin në play-off për të siguruar një biletë për në elitën e futbollit italian. Më parë, 42-vjeccari ka qenë vetëm ndihmës në skuadrën e Majemit në Amerikë. Nuk dihet nëse ai do të rinovojë edhe për sezonin tjetër me Peruxhian, në përfundim të kësaj kontrate të shkurtër, apo do të provojë më pas një aventurë të re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"