Zyrtare/ Mbrojtësi largohet nga Milani, bën falenderimin emocionues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2018 | 17:23

Zyrtare/ Mbrojtësi largohet nga Milani, bën falenderimin emocionues

Ekipi i Milanit ka njoftuar zyrtarisht se ka ndërprerë kontratën me lojtarin Luka Antoneli i cili u transferuar te klubi Empolit. Lajmin e ka bërë te ditur vetë lojtari në faqen e tij në “Instagram” duke thënë: “Sapo përfundova kontratën time me klubin e Milanit dhe dua të falënderoj Galianin dhe Roko Maiorino që më dhanë mundësinë të vesh fanellën që gjithmonë kam ëndërruar që në fëmijëri.”

News-CU-Antonelli-18-19

“Faleënderoj të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar përgjatë këtyre viteve, sepse ata më ndihmuan të rritem si njeri dhe si lojtar. Faleminderit të gjithë doktorëve, fizioterapistëve dhe djemve në Milano. Dhe një falënderim special për të gjihtë fansast “Kuqezinj” dhe shokëve të skuadrës përgjatë këtyre viteve, njerëz të cilët do të mbeten të paharrueshëm për mua. Unë i uroj fat Maldinit dhe Leonardos, dhe jam i bindur se ata mund ta kthejnë Milanin përsëri në majën e botës.”

Luca-Antonelli-800-445

Antoneli ka dalë nga akademia e Milanit dhe u rikthye në San Siro në vitin 2015 pas aventurave me Paramën dhe Xhenoan.

aslgfjsgdjkjhhdfg

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"