ZYRTARE/ Mbrojtësi largohet nga Juventusi dhe transferohet tek ekipi francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2020 | 17:11

ZYRTARE/ Mbrojtësi largohet nga Juventusi dhe transferohet tek ekipi francez

Juventusi ka njoftuar zyrtarisht huazimin e Matia De Shiljos tek Lioni. Mbrojtësi kaloi tre sezone me bardhezinjtë, ku fitoi tre skudeto, një Kupë Italie dhe një Supërkupë Italie.

de shiljoo

“Mbrojtësi do ta vazhdojë karrierën tek Lioni, ku do huazohet për 1 sezon”, thuhet në njoftimin e Juventusit. De Shiljo ka dy ende dy vite në kontratë me Juventusin. 27-vjeçari ka luajtur 62 ndeshje për Juventusin, ku ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"