Zyrtare/ Mbrojtësi i kombëtares së Nigerisë firmos kontratë 2 vjeçare me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2017 | 14:17

Zyrtare/ Mbrojtësi i kombëtares së Nigerisë firmos kontratë 2 vjeçare me Tiranën

Edhe pse këtë sezon do të militojë në Kategorinë e Parë, skuadra e Tiranës nuk është duke u kursyer në merkato. Bardheblutë kanë zyrtarizuar ditën e sotme edhe mbrojtësin nigerian Orji Kalu.

Kalu

25-vjeçari firmosi një kontratë 2 vjeçare me 24 herë kampionët e Shqipërisë dhe pasdite do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.

Orje Kalu

Kalu shikohet si një futbollist tepër premtues nga klubi, pasi ai aktualisht është pjesë dhe e kombëtares së Nigerisë. Pozicioni i tij natyrat është në qendër të mbrojtjes. Kalu do të prezantohet nesër në ambientet e klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"