ZYRTARE/ Mbahet mend për supergolin ndaj Barçës, një tjetër fitues i Champions-it me Çelsin tërhiqet nga futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 20:23

ZYRTARE/ Mbahet mend për supergolin ndaj Barçës, një tjetër fitues i Champions-it me Çelsin tërhiqet nga futbolli

Pas Xhon Obi Mikel, edhe braziliani Ramires ka dhënë dorëheqjen nga futbolli i luajtur, në moshën 35-vjeçare.

CeTaPtjWEAAYhH_

Fituesi i Ligës së Kampionëve me Çelsin në vitin 2012, i cili mbahet mend gjithmonë për atë realizim fantastik kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e atij viti, ka zgjedhur të varë këpucët në gozhdë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, brazilian është shprehure se ka ardhur koha që t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur.

Përveç klubeve si Çelsi, Benfika dhe Palmeiras, Ramires është aktivizuar dhe për Brazilin në 51 takime, duke realizuar edhe 4 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"