Zyrtare/ Marrin fund vuajtjet te Çelsi, Diego Kosta kalon te skuadra “e re”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2017 | 17:44

Zyrtare/ Marrin fund vuajtjet te Çelsi, Diego Kosta kalon te skuadra “e re”

Tashmë është zyrtare, Diego Kosta rikthehet tek Atletiko e Madridit. Klubi i Çelsit dhe ai i Atletikos arritën marrëveshjen për kalimin e sulumesit spanjoll te skuadra e Simeones, pas “ftohjes” së tij me trajnerin Konte, i cili nuk e shikonte më pjesë të skuadrës.

Atletiko

Ky transferim i kushtoi Atletikos 60 milionë euro dhe sulmuesi do të firmosë kontratë deri në vitin 2021. Lajmi zyrtar për transferimin e Kostës në Madrid është bërë publik nga vetë klubi bardhkuq nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të “Twitterit”.

Atletiko

Operacioni për këtë transferim kishte filluar që përpara tre muajsh, ndërsa sot u finalizua me sukses. 29-vjeçari pritet të debutojë me skuadrën e re në janar ndërsa në këtë periudhë do të stërvitet me bardhekuqtë për të kapur formën optimale.

Kosta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"