ZYRTARE/ Mario Gëce i surprizon të gjithë, prezantohet te skuadra e njohur europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2020 | 11:47

ZYRTARE/ Mario Gëce i surprizon të gjithë, prezantohet te skuadra e njohur europiane

Mario Gëce i ka surprizuar të gjithë, teksa është prezantuar si lojtari më i ri i PSV-së në Holandë.

Gece

Sulmuesi gjerman ishte një lojtar i lirë, pasi atij i kishte përfunduar kontrata me Dortmundin dhe ishte në kërkim të një ekipi të ri.

Pasi iu ofruar disa skuadrave, ata që e pranuan ishin holandezët e PSV-së, që bëjnë kështu një goditje të rëndësishme në hyrje.

Një lëvizje surprizuese kjo nga lojtari, që tashmë do të vazhdojë karrierën për herë të parë jashtë Gjermanisë, ku në të kaluarën përveç Dortmundit ka luajtur edhe me Bajernin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"