ZYRTARE/ Mancini trajneri i ri i Italisë, kontratë 2 vjeçare me “axurrët”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2018 | 21:35

ZYRTARE/ Mancini trajneri i ri i Italisë, kontratë 2 vjeçare me “axurrët”

Tashmë është zyrtare, mbrëmjen e sotme është bërë fakt i kryer se Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i Italisë. Ai nënshkroi kontratën e tij të re dy vjeçare. Kjo është edhe deklarata e federatës italiane.

mancini

“Roberto Mancini është trajneri i ri i kombëtares. Prezantimi zyrtar para mediave do të bëhet të martën në 15 maj, në orën 12 në qendrën e Koverçianos.” Mancini do të ketë disa miqësore në këtë periudhë, në 28 maj ndaj Arabisë Saudite, në 1 qershor ndaj Francës, dhe më pas në 4 qershor ndaj Holandës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"