ZYRTARE/ Majlinda Kelmendi nuk e përtyp dot dështimin, tërhiqet nga sporti pas 46 medaljeve të fituara në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2021 | 15:00

ZYRTARE/ Majlinda Kelmendi nuk e përtyp dot dështimin, tërhiqet nga sporti pas 46 medaljeve të fituara në karrierë

Majlinda Kelmendi si duket nuk e ka përtypur dot dështimin në Lojërat Olimpike dhe ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga sporti i xhudos në moshën 30-vjeçare.

mk

Lajmin e ka dhënë vetë Majlinda me një deklaratë duke u shprehur se kjo në Tokio ishte gara e fundit për të.

“Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, krejt i kam fituar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit me u mundu me nxjerrë talente tjera prej Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mira shqiptare dhe si sportistja e pare që i siguroi Kosovës medalje ari në Lojërat Olimpike në Rio 2016.

30-vjeçara do të largohet pas një karriere të jashtëzakonshme si kampione olimpike, kampione bote dy herë dhe kampione Europe 4 herë. Kelmendi  ka fituar 32 medalje të arta në të gjitha garat e mëdha të xhudos gjatë karrierës, 6 të argjendta dhe 8 të bronzta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"