VIDEO / Mançester Junajtid merr pikë edhe me “fëmijët”, shtyhet “finalja” Atalanta-Vijareal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2021 | 22:55

VIDEO / Mançester Junajtid merr pikë edhe me “fëmijët”, shtyhet “finalja” Atalanta-Vijareal

Grupi F është në fazën e fundit por akoma me pikëpyetje, pasi nuk është vendosur se cila skuadër do t i bashkohet Mançester Junajtid për në raundin tjetër.

gjimshiti

Mançester Junajtid bëri detyrën e vet duke marrë barazimin ndaj Jang Bojz në shtëpi edhe pse trajneri Ralf Rangnik kishte lënë pushim të gjithë titullarët duke i besuar futbollistëve të stolit apo të akademisë. Grinud shënoi golin e avantazhit e më pas Rider barazoi për miqtë, të cilët nuk arritën të merrnin fitoren që do i çonte në vendin e tretë në grup. Një hakmarrje e vogël për Junajtid që ishte mundur nga zviceranët në ndeshjen e parë në grup.

Ndërkohë, ndeshja tjetër mes Atalantës dhe Vijareal, që do të përcaktojë se cila mes këtyre dy skuadrave do të shkojë në turin tjetër të Ligës së Kampioneve dhe cila zbret në Ligën e Europës, është shtyrë për të enjten. Shkak është bërë dëbora e dendur që ka rënë në Bergamo e ka bërë të pamundur zhvillimin e sfidës.

NDESHJET

ATALANTA- VIJAREAL (anulohet për arsye dëbore)

ndeshja

MANÇESTER JUNAJTID-JANG BOJS 1-1 9′ Grinud/ 42′ Rider


grupi siti

FORMACIONET ZYRTARE

ATALANTA-VIJAREAL

atalanta

MANÇESTER JUNAJTID-JANG BOJS

JUNAJTID

RENDITJA

GR F

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"