ZYRTARE/ “Luftë” prej muajsh rreth rinovimit të kontratës, Bajerni dhe Nojer vendosin për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 15:19

ZYRTARE/ “Luftë” prej muajsh rreth rinovimit të kontratës, Bajerni dhe Nojer vendosin për të ardhmen

Telenovelë me fund të lumtur. Manuel Nojer do të jetë pjesë e Bajernit edhe për të paktën 3 sezone. Gardiani gjerman ka firmosur me kampionët në fuqi, një kontratë që do ta mbajë të lidhur deri në vitin 2023.

 

Nojer

Prej shumë muajsh, në media kishin qarkulluar lajme të ndryshme dhe ishin ngritur pikëpyetje të shumta në lidhje më të ardhmen e portierit, por në fund palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar.

Nojerit i skadonte kontrata me Bajernin vitin e ardhshëm, kësisoj kjo situatë kërkonte një zgjidhje sa më të shpejtë, që në fund u finalizua me sukses.

Ka qenë vetë klubi gjerman që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka njoftuar rinovimin e kontratës me 34-vjeçarin, duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet për një raport të krisur mes drejtuesve dhe portierit.

Madje së fundmi në mediat gjermane u aludua  se gardiani bavarez nuk ishte i lumtur për faktin se në skuadër do afrohej një portier tjetër dhe ai mund të përfundonte rezerve dhe kjo gjë mund të sillte largimin e tij, por duket se Nojer i ka qëndruar besnik bavarezëve.

98332647_3498215260191885_8449115220093173760_o

Ai është pjesë e kampionëve në fuqi të Gjermanisë që prej vitit 2011, ku numëron 242 paraqitje me fanellën e Bajernit. Gardiani 34-vjeçar e ka ndihmuar skuadrën bavareze të fitojnë 18 trofe të mëdhenj gjatë periudhës së tij në Allianz Arena, përfshirë këtu shtatë tituj të Bundesligës, katër tituj të Kupës Gjermane dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2013.

“Manuel është portieri më i mirë në botë dhe është kapiteni ynë”, tha drejtori ekzekutiv i Bajern Mynih, Rumenige, në lajmin e publikuar për rinovimin e kontratës së Neuerit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"