Zyrtare / Luçiano Spaleti emërohet trajneri i ri i Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2017 | 16:37

Zyrtare / Luçiano Spaleti emërohet trajneri i ri i Interit

Luçiano Spaleti është zyrtarisht trajner i ri i Interit. Italiani nënshkroi sot një kontratë dy vjeçare me zikaltrit duke pasuar Stefano Piolin e shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta .

Spaleti inter

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar klubi i ka uruar mirëseardhjen ish-trajnerit të Romës. Spaleti do të paraqitet ditën e mërkurë në Qëndrën Sportive Suning pasi do të mbahet një konferencë në nder të Anxhelo Moratit (ish-presidenti i Interit).

Të hënën e 3 korrikut trajneri do të zhvillojë dhe seancën e parë stërvitore me zikaltrit.

Spaleti

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"