ZYRTARE/ Luajti 3 muaj me Skënderbeun, mbrojtësi i bashkohet Gjilanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2021 | 19:50

ZYRTARE/ Luajti 3 muaj me Skënderbeun, mbrojtësi i bashkohet Gjilanit

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Drin Govori ka firmosur në ditën e fundit të merkatos me ekipin e Gjilanit në Kosovë. Lajmi u konfirmua nga “Skifterat” në faqen zyrtare.
144479330_810890442830307_293520407290591718_n
Mbrojtësi i majtë 21-vjeçar qëndroi gati 3 muaj me Skënderbeun. Edhe pse pati shumë pritshmëri prej tij, ai nuk arriti të bindte me ekipin korçar dhe vendosi më pas të ndërpriste bashkëpunimin me klubin.

Me Skënderbeun, Govori luajti 6 ndeshje (5 në kampionat dhe një Kupën e Shqipërisë).

Njoftimi i Gjilanit

Ardin Dallku, Qëndrim Dautaj dhe Drin Govori futbollistë të Gjilanit

Gjilan, 31 Janar 2021-Sport Club “Gjilani” ju njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me 3 futbollistë.

Qëndrim Dautaj, Ardin Dallku dhe Drin Govori, janë futbollistët të cilët sot kanë nënshkruar kontrata me skuadrën tonë.

Për Qëndrim Dautajn do të jetë një rikthim në skuadrën tonë, me mesfushorin i cili së fundëmi u paraqit në fanellën e skuadrës së Vëllaznimit nga Gjakova.

Ardhja tjetër në skuadrën tonë është Ardin Dallku, i cili pozitën e tijë e ka mbrojtës qendre, mirëpo ai gjithashtu luan edhe si mbrojtës i krahut.Dallku në skuadrën e Gjilanit vie nga kampionati i Maqedonisë së Veriut, ku kishte luajtur në skuadrën e Shkëndisë nga Tetova.

26 vjeçari, Ardin Dallku, paraqitje kishte bërë edhe në kampionatin Ukrainas me Vorskla Poltavën ku ishte paraqitur për 3 edicione dhe gjithashtu me Përfaqësuesen e Kosovës, ku ka 2 paraqitje me fanelën Dardane.

Përforcimi tjetër i skuadrës sonë eshtë mbrojtësi i majtë Drin Govori.

Govori 21vjeç para se të nënshkruante me skuadrën tonë ishte pjesë e Skëndërbeut në Shqipëri.Govori është futbollist i dalur nga shkolla e futbollit të 2 Korrikut, ku karrierë ka bërë nëpër disa skuadra brenda Kosovës.

Sport Club “Gjilani” ju uron mirëseardhje futbollistëve dhe ju dëshiron paraqitje pozitive me fanelën kuq e bardh të skuadrës sonë.

drin govori

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"