ZYRTARE/ Liga e Konferencës, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në sfidën Saburtalo-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 14:37

ZYRTARE/ Liga e Konferencës, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në sfidën Saburtalo-Partizani

Mohamed Al-Emara është arbitri që do të vërë drejtësi në ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës për Partizanin, ndaj Saburtalos në Gjeorgji më datë 7 korrik duke nisur nga ora 18:00.

Mohamed Al-Emara 1

Emri të krijon përshtypjen e një gjyqtari me origjinë nga Lindja e Mesme, por jo, Al-Emara është nga Finlanda. Ai është vetëm 30 vjeç, dhe ka debutuar në ligën e parë të Finlandës para pesë vitesh.

Ka një karrierë modeste në Europë, pasi ka gjykuar kryesisht vetëm në ndeshjet e moshave për klube dhe kombëtare.

Në sezonin e shkuar Al-Emara gjykoi gjithashtu në raundin e parë të Ligës së Konferencës ndeshjen Bala-Larne (0-1), ku akordoi plot 6 kartonë të verdhë.

Asistentët do të jenë gjithashtu nga Finlanda. Gjyqtarë anësorë janë Miko Alakare dhe Turka Jonas Valjaka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"