ZYRTARE/ Lëvizje surprizë, shqiptari i Kosovës i bashkohet skuadrës së Andrea Pirlos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2022 | 20:49

ZYRTARE/ Lëvizje surprizë, shqiptari i Kosovës i bashkohet skuadrës së Andrea Pirlos

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Ibraim Dresheviç ka firmosur me klubin e Superligës Turke, Fatih Karagumruk.

45435345

25-vjeçari do të vendoset kështu nën urdhrat e Andrea Pirlos, me teknikun italian që firmosi kontratën me klubin turk disa ditë më parë.

Dresheviç kishte disa oferta nga klube të tjera të Serisë A dhe Bundesligës, por mundësia e drejtimit nga legjenda italiane si dhe paga e ofruar nga klubi e bindën futbollistin e Kosovës të transferohej në Turqi.

Mbrojtësi sezonin e fundit ishte pjesë e holandezëve të Herenven, ku bëri paraqitje mjaft të mira. Me fanellën e Kosovës, futbollisti ka regjistruar plot 19 ndeshje.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"