ZYRTARE/ Lëvizje surprizë në merkato, ish-futbollisti i Skënderbeut transferohet te skuadra polake

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2019 | 21:12

ZYRTARE/ Lëvizje surprizë në merkato, ish-futbollisti i Skënderbeut transferohet te skuadra polake

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Suad Sahiti, është zyrtarisht futbollist i Visla Plok në kampionatin polak.

Sahiyi

Pas një aventure jo fort pozitive në Greqi te AEL Larisa, ku aktivizua 6 muaj, 24-vjeçari u transferua në radhët e bullgarëve të Septemvri Sofja, por pa arritur të lërë gjurmë.

Sahiti6

Ndërkohë së fundmi falë ndërmjetësimit të menaxherit Ardian Aliaj, Sahiti vendosi të transferohej në Poloni. Mesfushori ishte pjesë e Skënderbeut në sezonin 2017-2018. Ai është trumbetuar me të madhe si një talent tepër premtues, por deri më tani nuk ka arritur të shfaqë vlerat e tij.

Sahiti

24-vjeçari është formuar si futbollist te Hajvalia e Kosovës, ndërkohë që momentet më të mira të tij i kaloi te Rabotniçki, ku u aktivizua 57 ndeshje dhe arriti të shënonte 7 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"