ZYRTARE/ Lëvizje surprizë në merkato, ish-futbollisti i Partizanit transferohet te… Korabi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2020 | 23:41

ZYRTARE/ Lëvizje surprizë në merkato, ish-futbollisti i Partizanit transferohet te… Korabi

Mesfushori Lauren Ismailaj është lojtari më i ri i Korabit. Futbollisti 25-vjeçar dhe drejtuesit e Korabit kanë firmosur një kontratë dy vjeçare.

ISMAILAJ

Ekipi i drejtuar nga Klevis Dalipi synon ngjitjen në Superiore, pas disa viteve në Kategorinë e Parë dhe për këtë arsye vazhdon me përforcimet, ndonëse merkato është mbyllur.

Ismailaj ishte lojtar pa kontratë dhe kështu mund të firmoste me cilën skuadër të donte dhe vendosi të kalojë te Korabi. Mesfushori në të kaluarën ka qenë pjesë e Partizanit, Dinamos, Vorës në Shqipëri, ndërsa ka luajtur edhe në Kosovë me Dritën, Feroniklein dhe së fundmi me Arbërinë.

Një përforcim i rëndësishëm ky për Korabin, pasi Ismailaj mund t’i japë një ndihmesë të madhe skuadrës së Dalipit.

Njoftimi i Korabit:

KF Korabi ka arritur marrëveshjen me Lauren Ismailaj. 25-vjeçari ka firmosur për 2 vitet e ardhshme me Korabin. Mesfushori më parë është aktivizuar me skuadra si: Partizani, Vora, Dinamo si dhe në Kosovë te Feronikeli dhe Drita

Ismailaj luan si mesfushor dhe është një afrim me tepër vlera për objektivat e klubit.
Klubi i uron mirëseardhjen dhe suksese në vijim!

post

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"