ZYRTARE/ Lëvizje surprizë në merkato, futbollisti shqiptar i bashkohet skuadrës së… Nuri Shahin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 14:30

ZYRTARE/ Lëvizje surprizë në merkato, futbollisti shqiptar i bashkohet skuadrës së… Nuri Shahin

Futbollisti me origjinë shqiptare, Admir Mehmedi do të vijojë karrierën në kampionatin turk te skuadra e Antaliasporit, që drejtohet nga ish-mesfushori i Real Madridit dhe Borusia Dortmundit, Nuri Shahin.

Antaliaspor

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi turk nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. 30-vjeçari, me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Shqiptari i cili luan për përfaqësuesen e Zvicrës, së fundmi ishte pjesë e Volfsburgut në Bundesligë, teksa në të kaluar është aktivizuar edhe me Bajern Leverkusenin dhe Frajburgun.

Për sa i përket Antaliasporit, skuadra turke, ndodhet në pozita të vështira këtë sezon, teksa ka si objektiv mbijetesën. Aktualisht ekipi i ri i Mehmedit, renditet në vendin e 15-të me 22 pikë, vetëm 4 larg vendit të 17-të që të dërgon një kategori më poshtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"