ZYRTARE/ Largohet nga Shqipëria për arsye familjare, titullari i Lushnjes mbyll bashkëpunimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2020 | 20:21

ZYRTARE/ Largohet nga Shqipëria për arsye familjare, titullari i Lushnjes mbyll bashkëpunimin

Lushnja humbet njërin prej titullarëve më të rëndësishëm.

81771700_2470176343223548_3800965466193657856_n
Klubi myzeqar njofton se 27-vjeçari Beqir Ibrahimllari ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me verdhjeshilët për të shkuar në SHBA. Shkak i këtij “divorci” janë bërë arsyet familjare të futbollistit rrogozhinas.

Ibrahimllari ndihmoi Lushnjen në pjesën e parë të sezonit 2019-2020 duke e renditur në vendin e dytë në Kategorinë e Parë, Grupi B me 25 pikë, 1 më pak se Pogradeci kryesues.

Njoftimi i Lushnjes:

Ibrahimllari , mbrojtësi që shkëlqeu në këtë fazë të parë me ekipin tonë është larguar nga ekipi për arsye personale. Ibrahimllari ka vendosur të shkoj në SHBA !!

Faleminderit për gjithçka kampion !

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"