ZYRTARE/ Largohet nga bardheblutë, Marsel Ismajlgeci transferohet në klubin boshnjak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 0:21

ZYRTARE/ Largohet nga bardheblutë, Marsel Ismajlgeci transferohet në klubin boshnjak

Mbrojtësi i Tiranës, Marsel Ismajlgeci është futbollisti më i ri i Zrinjski Mostar në Bosnjë dhe Hercegovinë.

bdfb9507-dcd9-4292-b808-d9dd709523f1

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit. Gjithashtu raportohet se Ismajlgeci ka firmosur një kontratë deri në vitin 2026.

Njoftimi i Zrinjskit:

“HŠK Zrinjski Mostar dhe KF Tirana kanë rënë dakord për transferimin e mbrojtësit të majtë 22-vjeçar Marsel Ismajlgeci, i cili sot ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2025/2026.

Kapiteni i kampionit shqiptar bëri 122 paraqitje zyrtare në fanellën e Tiranës, me 10 gola dhe 14 asistime. Ai bëri edhe dy paraqitje për Kombëtaren A të vendit të tij dhe në vitin 2021 Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e zgjodhi lojtarin e ri më të mirë në Shqipëri.

Amir Gross Kabiri, zëvendëspresident i HŠK Zrinjski Mostar deklaroi:

“Jemi të kënaqur që jemi përforcuar me Marsel Ismajlgecit, që i përshtatet strategjisë dhe synimeve tona. Ne do të vazhdojmë të forcojmë skuadrën tonë për të përmbushur pritshmëritë dhe për të realizuar objektivat tanë”.

Mirë se vjen, Marsel!

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"