ZYRTARE/ Lajm i madh për Partizanin para derbit, FIFA jep OK për Eraldo Çinarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 23:58

ZYRTARE/ Lajm i madh për Partizanin para derbit, FIFA jep OK për Eraldo Çinarin

Lajm i madh për Partizanin pak orë më parë nga FIFA. Sulmuesi Eraldo Çinari ka ezauruar plotësisht dënimin dhe mund të luajë që në derbin ndaj Tiranës.

eralld cinari

Ai u pezullua nga FIFA për 4 muaj dhe në klubin e kuq i kërkuan zyrtarisht institucionit të futbollit botëror nëse tashmë lojtari e ka ezauruar dënimin. Sot erdhi përgjigjia dhe shkodrani mund të luajë që në derbin e së enjtes.

Për herë të fundit në fushë në një ndeshje zyrtare me Partizanin, shkodrani ka qenë më 6 korrik 2020 në barazimin 1-1 ndaj Bylisit në Ballsh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"