ZYRTARE/ Lajm i keq për Holandën, sulmuesi dëmtohet dhe mbyll Europianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2021 | 14:45

ZYRTARE/ Lajm i keq për Holandën, sulmuesi dëmtohet dhe mbyll Europianin

Trajneri i Holandës, Frenk De Bur ka marrë një lajm të keq, teksa duhet të bëjë në vazhdim pa një nga sulmuesit e grumbulluar në Europian.

hi-res-170271909-luuk-de-jong-of-the-netherlands-during-uefa-european_crop_north

Sulmuesi Luk De Jong është dëmtuar dhe kjo e ka detyruar të braktisë stërvitjen me kombëtaren e tij. Pas testeve të kryera, u zbulua një dëmtim i rëndë në gju dhe për këtë arsye Federata holandeze ka njoftuar se lojtari e ka mbyllur Europianin.

De Jong u aktivizua në dy ndeshjet e para të grupit me Holandën nga stoli, teksa tashmë duhet t’i ndjekë nga shtëpia ndeshjet e ardhshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"