ZYRTARE/ Laçi projekton që tani sezonin e ardhshëm, rinovon me mbrojtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2022 | 23:36

ZYRTARE/ Laçi projekton që tani sezonin e ardhshëm, rinovon me mbrojtësin

Klubi i Laçit ka siguruar vendin e dytë në Superiore për herë të parë në historinë e tij dhe mund ta mbyllë këtë sezon me një trofe, pasi luan në finalen e Kupës. Por klubi kurbinas ka filluar që tani të mendojë për të ardhmen dhe të blindojë lojtarët që mendojnë se mund ta shtyjnë më tej drejt titullit kampion.

LACI

Sot ka ardhur firma e parë me një lojtar i cili padyshim që bën pjesë në planet e Shpëtim Duros. Mbrojtësi Rudolf Turkaj ka vendosur që të rinovojë me klubin kurbinas për një tjetër sezon dhe palët kanë bëre gjithçka zyrtare që sot.

WhatsApp Image 2022-05-17 at 11.35.20 PM

“Një tjetër vit me ne”, shkruante klubi i Laçit në rrjetet sociale duke nisur kështu serinë e rinovimeve që pritet të vijojnë në ditët në vijim pasi kurbinasit duan që të kenë idetë e qarta për ekipin që do të kenë në dispozicion në Ligën e Konferencës dhe në sezonin e ardhshëm që në ditët e para të verës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"