ZYRTARE/ Laçi “godet” në merkato, kurbinasit rinovojnë për dy vite me ish-mesfushorin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2021 | 22:09

ZYRTARE/ Laçi “godet” në merkato, kurbinasit rinovojnë për dy vite me ish-mesfushorin e Partizanit

Laçi ka siguruar dhe për dy vitet e ardhshme mesfushorin nga Kosova, Mentor Mazrekaj. Klubi kurbinas njoftoi në faqen zyrtare se ish-futbollisti i Partizanit dhe Prishtinës ka firmosur rinovimin deri në vitin 2023.
Mazrekaj goli
Pas një starti të ngadaltë këtë sezon, Mazrekaj arriti të kthehej në nivelin e lartë me golat ndaj Partizanit dhe Tiranës si dhe me paraqitjet në fushë.

Me rinovimin e tij, Laçi ka siguruar një lojtar me peshë për të ardhmen.

Mungon ndeshjen tjetër- Laçi mori një fitore të madhe ndaj Teutës duke i treguar vendin një rivali direkt. Por skuadra e trajnerit Shpëtim Duro ka marrë edhe një lajm jo të mirë pas trepikëshit me durrsakët, pasi në tranfertën e “Loro Boriçit” nuk do të kenë në dispozicion futbollistin e momentit, Mentor Mazrekaj. Me katër golat që ka shënuar Mazrerkaj u ka dhënë 9 pikë kurbinasve, por ndaj Vllazninë mungon për shkak se ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. Trajneri Duro humbet në lojtar një pikë referuese për transfertën e Shkodrës, kështu që në vend të Mazrekajt pritet që të rikthehet titullar Redon Xhixha

Njoftimi i Laçit 

Mentor Mazrekaj rinovon kontratën edhe për 2 vitet e ardhshme me familjen bardh e zi.


View this post on Instagram

A post shared by KF Laçi (@kflaci.al)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"