ZYRTARE/ Laçi godet në merkato, firmos mesfushori që bëri lëmsh Gjilanin dhe e donte Bylisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 20:20

ZYRTARE/ Laçi godet në merkato, firmos mesfushori që bëri lëmsh Gjilanin dhe e donte Bylisi

Laçi ka zyrtarizuar afrimin e parë për këtë merkato janari, teksa ka afruar në ekip Bedri Greca.GRECA

Ky i fundit u aktivizua për gjysmën e sezonit te Gjilani në Superligën kosovare, teksa tashmë ka zgjedhur të rikthehet përsëri në Kategorinë Superiore.

29-vjeçari ka luajtur për disa skuadra më parë në Shqipëri, si Tërbuni, Flamurtari, Kukësi, Luftëtari dhe Tirana. Tashmë Greca ka vendosur të vazhdojë kontratën te Laçi.

Kishte polemika të shumta për largimin e tij te Gjilani, ndërsa kishte edhe negociata me Bylisin në këtë periudhë, por kurbinasit e kanë fituar këtë duel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"