Zyrtare/ Kupa e Shqipërisë shtyhet për në datën 29 nëntor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 11:29

Zyrtare/ Kupa e Shqipërisë shtyhet për në datën 29 nëntor

Ashtu siç ka paralajmëruar prej ditësh “Panorama Sport”, sektori i garave në institucionin e futbollit shqiptar ka shtyrë ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.

Kupa e Shqipërisë

Ishte parashkikuar që takimet të luheshin nesër, por duke parë kalendarin e ngjeshur, FSHF vendosi të gjejë një datë të lirë në fund të nëntorit, ku kampionati nuk ka ngarkesën aktuale.

FSHF konfirmoi pak minuta më parë për “Panorama Sport” se ndeshjet e para do të luhen më 29 nëntor, ndërsa ato të kthimit më 13 dhjetor. Spikat çifti Tirana-Vllaznia, me bardheblutë që rigjejnë ekipin, i cili u vulosi rënien nga Superiorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"