ZYRTARE/ Kukësi zgjedh trajnerin e ri, rikthim i bujshëm për të çuar skuadrën drejt titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 23:33


ZYRTARE/ Kukësi zgjedh trajnerin e ri, rikthim i bujshëm për të çuar skuadrën drejt titullit

Klubi i Kukësit është ndarë nga trajneri Diego Longo dhe nuk ka vonuar që të emërojë shpejt një trajner të ri për sezonin në vijim. Verilindorët kanë vendosur të kthejnë në pankinë Skënder Gegën, trajnerin më të cilin nisën dy vite më parë edicionin me synim titullin, por për shkak të situatave me COVID, lanë në mes rrugëtimin e tyre.

Obanor Gega

“WELCOME BACK SKËNDER GEGA

“FK Kukësi njofton se Skënder Gega do të jetë trajneri i ri i skuadrës sonë për sezonin 2022-2023. Presidenca e klubit dhe trajneri kanë arritur marrëveshjen ditën e sotme dhe është vendosur që Gega të jetë në krye të stolit.

Skënder Gega rikthehet në Kukës pas një sezoni e gjysmë, duke qenë se në sezonin 2020-2021 drejtoi ekipin në Ligën e Europës dhe në kampionat, duke u larguar pas javës së 11 për shkak të gjendjes shëndetësore.

Prezantimi i trajnerit Gega do të bëhet ditën e hënë në ambientet e zyrave të klubit në stadiumin “KUKËS ARENA”. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje trajnerit Gega dhe suksese në krye të stolit tonë”, shkruhej në njoftimin e verilindorëve.

kukesi gega

PANORAMASPORT.AL