ZYRTARE/ Kukësi prezanton blerjen e radhës, mesfushori firmos kontratën me verilindorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 17:45

ZYRTARE/ Kukësi prezanton blerjen e radhës, mesfushori firmos kontratën me verilindorët

Mesfushori Rrezart Kokollari është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në Facebbok.

nsmsms

Ata bëjnë të ditur se 19-vjeçar ka firmosur me verilindorët një kontratë deri në vitin 2026.

Futbollisti ka qenë pjesë e klubit italian San Luka,  gjithashtu ka luajtur edhe me ekipin e moshave të Team Vaud e Yverdon në Zvicër.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT 

✅ WELCOME RREZART KOKOLLARI ⚽️
✍? Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Rrezart Kokollari është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 19-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë deri në vitin 2026, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.
⚽️ 19 vjeçari nga Ferizaj, i lindur në Zvicër vjen te Kukësi nga kampionati italian ku së fundmi ka qenë pjesë e San Luca teksa është një futbollist i dalë nga akademia e Zurich. Kokollari ka luajtur edhe me ekipin e moshave të Team Vaud e Yverdon në Zvicër.
?? Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Rrezart Kokollari dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Rrezart ?
Skeda e Lojtarit:
Emri: Rrezart Kokollari
Mosha: 19 vjeç
Gjatësia: 1.83 m
Kombësia: Shqiptar
Pozicioni: Mesfushor

 


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"