ZYRTARE/ Kukësi nis me përforcimet, klubi verilindor prezanton afrimin e parë. Ka luajtur me Kombëtaren e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 23:51

ZYRTARE/ Kukësi nis me përforcimet, klubi verilindor prezanton afrimin e parë. Ka luajtur me Kombëtaren e…

Angelos Tafa është lojtari më i ri i Kukësit. Siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport” para pak ditësh, portieri 20-vjeçar me origjinë nga Elbasani, por i lindur dhe i rritur si futbollist në Greqi, ka rënë dakord me klubin verilindor dhe tashmë është një lojtar i kësaj skuadre.angelo tafa

Tafa është formuar si portier te akademia e AEK-ut, ku dhe ka luajtur deri një vit më parë me ekipin U-20 të këtij klubi.Në sezonin e fundit portieri ka qenë pjesë e Ionikos të Nikeas në Ligën e Dytë greke. Kësisoji, menjëherë pas largimit të Avdylit, Kukësi e zëvendëson me një portier të ri, që në vitet e kaluara është grumbulluar edhe nga Kombëtarja U-19 e Shqipërisë.

Njoftimi i klubit:

“Angelo Tafas është futbollisti më i ri i Kukësit! Portieri 20-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën dy vjeçare. Portieri i dalë nga akademia e AEK në Greqi, është një forcë më shumë për portën tonë.

Tafa ka zhvilluar vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Portieri nga Elbasani ka përfaqësuar edhe Shqipërinë U19, ndërkohë që ka pasur mundësinë të jetë i grumbullar edhe nga Kristian Panuçi me ekipin e parë Kombëtar.

Tafas do të bashkohet me ekipin ditën e enjte kur edhe nisin përgatitjet për Kupat e Europës. Prej ditësh, Tafas ka zhvilluar stërvitje individuale me ish-futbollistin tonë, Roland Peqini. Mirësevjen Angelo.”

gh

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"