ZYRTARE/ Kukësi bën goditjen e radhës në merkato, firmos sulmuesi 22-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2022 | 14:32

ZYRTARE/ Kukësi bën goditjen e radhës në merkato, firmos sulmuesi 22-vjeçar

Jakup Berisha është lojtari i ri i Kukësit.

JAKUP BERISHA 1

Sulmuesi 22-vjeçar është blerja e re e klubit verilindor teksa ka firmosur një kontratë 3-vjeçare teksa do ta mbajë të lidhur me Kukësin deri në vitin 2025.

JAKUP BERISHA

Këtë lajm e ka bërë vetë publike verilindorët me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen 22-vjeçarit. Më parë Jakup Berisha ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Shkëndijes së Tetovës, Shkupit dhe Vardarit.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË KUKËSIT –

“WELCOME JAKUP BERISHA ⚽️

✍? Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Jakup Berisha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi i krahut ka firmosur me klubin një kontratë 3 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. 

⚽️ Sulmuesi 22-vjeçar vjen nga kampionati maqedonas, ku së fundmi ishte pjesë e Pelister. Në të shkuarën, Berisha ka luajtur edhe me ekipe si Shkëndija e Tetovës, Shkupi e Vardari ndërsa ka qenë edhe pjesë e moshave të ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut.

?? Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Jakup ?

Skeda e Lojtarit:

Emri: Jakup Berisha

Mosha: 22 vjeç

Gjatësia: 1.81 m

Pozicioni: Sulmues i djathtë

? @photosport.al”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"