ZYRTARE/ Kryegolashënues dhe rikthimi i Dinamos në Superiore, “Blutë” sigurojnë ish-sulmuesin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 15:31

ZYRTARE/ Kryegolashënues dhe rikthimi i Dinamos në Superiore, “Blutë” sigurojnë ish-sulmuesin e Partizanit

Dinamo është përforcuar me sulmuesin kamerunas Mustafa Xhixhiua. 24-vjeçari firmosi sot me “Blutë” pasi kishte arritur akordin paraprak me 18-herë kampionët e Shqipërisë.
119513652_10164316879030416_4703275925712753214_o
Lojtari ka shpallur ambicien për të dalë golashënuesi më i mirë në këtë sezon në Kategorinë e Parë, por misioni kryesor mbi të gjitha është rikthimi i Dinamos në Kategorinë Superiore.

Xhixhiua ka qenë pjesë e Partizanit, Bylisit, Erzenit dhe Burrelit.

Njoftimi i Dinamos

Zyrtare/ Mustafa Enock Djidjiwa vishet Blu.??

Sulmuesi që kishte arritur akord paraprak me drejtuesit, sot ka qenë i pranishëm në zyrat e klubit ku ka firmosur në prani të administratorit Barushi, kontratën që e bën pjesë të Dinamos në sezonin e ri.
Djidjiwa ka marrë besimin e presidentit Pontrelli, me objektiv shpalljen si golashënues i kategorisë dhe duke bërë të mundur edhe objektivin kryesor të klubit, ngjitjen në Superiore.

Vetë sulmuesi në fjalën e tij u shpreh: “Projekti ambicioz më bëri që të pranoj këtë mundësi dhe të vij në një nga 3 klubet më historike të Shqipërisë. Do të jap më të mirën time për të arritur objektivat.”

xhixha

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"