ZYRTARE/ Kriza te Lushnja, kryebashkiakja vendos për të ardhmen e Klodian Duros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2022 | 14:34

ZYRTARE/ Kriza te Lushnja, kryebashkiakja vendos për të ardhmen e Klodian Duros

Tashmë është zyrtare, Klodian Duro nuk do të jetë trajner i Lushnjes!

LUSHNJA

Këtë lajm e ka bërë vetë publike kryebashkiakja e Lushnjes, Eriselda Sefa, e cila njëkohësisht është dhe presidentja e klubit me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” duke njoftuar “divorcin” me teknikun 44-vjeçar nga Elbasani.

Fatale për Duron, ishin mungesa e rezultateve pozitive, teksa fitorja u mungon prej 4 ndeshjesh.

Përkohësisht drejtimin e skuadrës lushnjare do ta marrë dyshja Hasalla-Gazheli, teksa burime pranë presidencës së ekipit bëjnë me dije se po negociohet vetëm me trajnerë që kanë pasur ose kanë eksperiencë në Superiore.

Në listë janë katër trajnerë dhe brenda dy ditësh do të firmoset kontrata.

NJOFTIMI ZYRTAR I KRYEBASHKIAKES SË LUSHNJES, ERISELDA SEFA –

“Futbolli për Lushnjën dhe lushnjarët është kaq shumë i dashur  dhe me ndjeshmëri të madhe.

Kjo është arsyeja kryesore përse pranoj dhe mirëkuptoj të gjithë shqetësimin e opinionit publik mbi rezultatet jo në nivelin e pritshmërisë që kishim në këtë fillim sezoni, duke shtuar këtu edhe përgjegjësinë publike dhe ligjore që kam para taksapaguesit lushnjar !

Jemi përpjekur , brenda mundësive financiare ( shpesh në fakt të fryra në media) t’i krijojmë kushtet e nevojshme ekipit ( edhe në infrastrukturë) për të qënë konkurent i denjë për pjesen e sipërme të tabelës së klasifikimit!

Edhe vendimi për të marrë në krye të stolit një emër të njohur të futbollit shqiptar si Klodian Duro, kishte në fokus këtë objektiv.

Mirëpo pas  6 ndeshjesh të luajtura, për fat të keq, skuadra rënditet në vendin e parafundit me 5 pikë, dhe ky është padiskutim një tregues që na shqetëson!

Ndaj, pikërisht për shkak të mungesës së rezultateve, kemi vendosur të ndërpresim bashkëpunimin me trajnerin Klodian Duro, të cilin e vlerësoj për përpjekjet për të dhënë më të mirën e tij në krye të #Lushnjës!

Shpresoj shumë që ky ndryshim të reflektohet sa më shpejt në rezultatet e skuadrës, e cila do të drejtohet në këtë periudhë nga dyshja Hasalla-Gazheli deri sa të kemi një vendim përfundimtar!

Dua të garantoj tifozët e mrekullueshëm të #Lushnjës, të cilët e kanë mbështetur ekipin fort edhe në këtë sezon, se çdo vendimmarrje në lidhje me ekipin e futbollit ka brenda edhe zërin e tyre.

Bashkë gjithnjë më të fortë! ??”

REZULTATET E LUSHNJËS –

lushnja

RENDITJA –

132132
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"