ZYRTARE/ Kriza financiare prej koronavirusit, La Liga urdhër të prerë klubeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 3, 2020 | 17:50


ZYRTARE/ Kriza financiare prej koronavirusit, La Liga urdhër të prerë klubeve

Kampionati spanjoll La Liga i ka urdhëuar të gjitha klubet të reduktojnë pagat e lojtarëve dhe punonjësve të tyre për shkak të krizës së shkaktuar nga ndërprerja e futbollit prej koronavirusit.

LA LIGA

Në një komunikatë zyrtare, liga iberike u ka bërë thirrje të gjitha klubeve që të nisin proçedurat e zbritjes së pagave në mënyrë që të ndihmohet përballimi i kësaj krize financiare, edhe nëse drejtuesit e klubeve nuk kanë arritur marrëveshjen me lojtarët.

“Për të mbrojtur një sektor që përbën 1.37% të GDP-së kombëtare dhe që punëson rreth 185 mijë persona, klubet janë ftuara të zbatojnë paketën ERTE për të reduktuar pagat. E gjitha kjo bëhet për të garantuar në të ardhmen një rimëkëmbje ekonomike të futbollit”, shkruhet në njoftimin e La Ligas.

Barcelona dhe Atletiko Madridi janë dy klubet e njohura që iniciuan reduktimin e pagave për lojtarët, stafin teknik dhe klubin, kursë Real Madridi ka refuzuar të bëjë diçka të tillë.

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com