ZYRTARE/ Kosova do të luajë me VAR, UEFA merr vendimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 17:03

ZYRTARE/ Kosova do të luajë me VAR, UEFA merr vendimin

Ndeshja e 26 marsit midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të luhet për herë të parë me sistemin e asistimit të arbitrit (VAR). Lajmin e konfirmon e UEFA në një mesazh në faqen e saj në ‘’Twitter’’ ku komunikon se për herë të parë VAR do të aplikohet në ndeshjet ‘play-off’ për kampionatin e ardhshëm europian të 2020 si dhe për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës 2022 në Katar.

Video Assistant Refereeing (VAR) Room - 2018 FIFA World Cup Russia

‘’UEFA ka pranuar zbatimin e VAR-it në ‘play-off’-et e EURO 2020 që luhen në muajin mars dhe ndeshjet kualifikuese për kontinentin europian të Kupës së Botës 2022. Kjo e fundit pritet të miratohet nga FIFA’’, komunikon qeveria e futbollit europian. ‘’Dardanët’’ kanë mundësinë e artë të sigurojnë pjesëmarrjen historike në një event ndërkombëtar të futbollit në përballjen me fqinjët e Maqedonisë së Veriut.

kOSOVA

Pasi dështuan të siguronin kualifikimin në EURO 2020 nëpërmjet rrugës së kualifikueseve, ekipi i Bernard Shalandes mund të bëhet pjesë e kampionatit të 16-ë europian nëpërmjet Ligës së Kombeve. Nëse mposhtin Maqedoninë e Veriut, Kosova duhet të thyejë në hapin e ardhshëm fituesin e çiftit Bjellorusi-Gjeorgji.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"