ZYRTARE/ Koronavirusi shtyn ndeshjen e Premier Ligës, klubi anglez raporton 9 lojtarë pozitiv me COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2020 | 20:04

ZYRTARE/ Koronavirusi shtyn ndeshjen e Premier Ligës, klubi anglez raporton 9 lojtarë pozitiv me COVID-19

Është zyrtare, ndeshja midis Aston Vilës dhe Njukasëllit është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Newcastle-United-vs-Aston-Villa-24-June-2020

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare Liga e Premier Ligës angleze me anë të një komunikate të publikuar në rrjetet e saj sociale. Kjo sfidë e cila ishte e javës së 11 të Premier Ligës, ishte e programuar të luhej mbrëmjen e së premtes, por duke parë një shpërthim të koronavirusit tek klubi i Njukasëllit, Liga e kampionatit anglez bëri që kjo sfidë të shtyhej në një kohë të pacaktuar.

Tek skuadra e Njukasëllit rezultuan pozitiv me COVID-19 9 futbollistë, dhe kjo kërkesë është bërë pikërisht nga klubi i “qymyrxhinjve”, pasi këta të fundit nuk stërviten që prej ditës së dielë.

Ky është takimi i parë për këtë sezon në Premier Ligë që shtyhet për shkak të infektimit të lojtarëve me koronavirus.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"