ZYRTARE/ Koronavirusi sjell probleme të mëdha, në Angli njoftojnë mbylljen përfundimtare të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 23:10

ZYRTARE/ Koronavirusi sjell probleme të mëdha, në Angli njoftojnë mbylljen përfundimtare të kampionatit

Përhapja e Koronavirusit pezulloi gjithçka, teksa përjashtim këtu nuk mund të bënte as futbolli, i cili si shumë aktivitetet të tjera u ndal.korona

Shumë shtete po mundohen të rikthejnë futbollin dhe po diskutojnë për këtë, por ka edhe nga ato kampionate që kanë njoftuar mbylljen përfundimtare.

Pikërisht këtë gjë së fundmi e ka njoftuar Federata Angleze, ku thuhet se kampionati i femrave në këtë vend është pezulluar përfundimisht.

Kjo vjen si pasojë e situatës së krijuar nga Koronavirusi, ku pas një diskutimi mes të gjithë klubeve është rënë dakord që kampionati të mbyllet dhe të përgatiten për të rifilluar sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"