Koronavirusi bën “kërdinë” dhe në Serinë A, Paolo Maldini dhe i biri pozitiv me COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2020 | 23:47

Koronavirusi bën “kërdinë” dhe në Serinë A, Paolo Maldini dhe i biri pozitiv me COVID-19

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi jo vetëm mes qytearëve të thjeshtë italianë, por dhe në radhët e klubeve. Teksa u konfirmua fillimisht sulmuesi i Juventusit Paulo Dibala si pozitiv me virusin COVID-19, Milani komunikoi së fundmi se drejtori teknik i “Djallit” Paolo Maldini dhe i biri futbollist Daniele konfirmohen se mbartin koronavirusin pas testeve të fundit të kryera.

MILAN, ITALY - FEBRUARY 02: Daniel Maldini of AC Milan gestures during the Serie A match between AC Milan and Hellas Verona at Stadio Giuseppe Meazza on February 2, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
Ish-kapiteni legjendar i Milanit ka shfaqur simptoma të këtij virusi, ndërsa po mbahet rreptësisht në karantinë bashkë të birin Daniele.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"