ZYRTARE/ Kontratë 5-vjeçare, Bajerni i Mynihut “blindon” titullarin e mesfushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 12:02

ZYRTARE/ Kontratë 5-vjeçare, Bajerni i Mynihut “blindon” titullarin e mesfushës

Tashmë është zyrtare, mesfushori i Bajernit të Mynihut, Leon Gorecka ka rinovuar me klubin bavarez. 26-vjeçari gjerman ka hedhur firmën në kontratën e tij që do ta lidhë me Bajernin e Mynihut deri në vitin 2026.

GORECKA 1

Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi bavarez me anë të kanaleve të saja zyrtare në rrjetet sociale. Gorecka po luan sezonin e tij të katërt në Bavari teksa aktualisht në këtë sezon është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 6 ndeshje.

Përveç Bajernit, Gorecka më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Shalkes dhe Bokumit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"