ZYRTARE/ Kontratë 4-vjeçare, Mançester Junajtid “blindon” talentin e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 13:22

ZYRTARE/ Kontratë 4-vjeçare, Mançester Junajtid “blindon” talentin e saj

Tashmë është zyrtare, Mançester Junajtid ka “blinduar” talentin e saj Mezon Grinvud. “Djajtë e Kuq” i kanë rinovuar kontratën talentit 19-vjeçar deri në vitin 2025.

GRINVUD

Sulmuesi britanik ka zhvilluar këtë sezon me skuadrën nga Mançesteri në të gjitha kompeticionet 26 sfida ku ka arritur të shënojë 3 gola.

Lajmin e rinovimit të kontratës të talentit britanik e ka bërë vetë publike klubi i Mançester Junajtid me anë të një komunikate në sajtin e sa zyrtar.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"