ZYRTARE/ Kontratë 2-vjeçare, Blerim Krasniqi transferohet në elitën e futbollit rumun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 22:36

ZYRTARE/ Kontratë 2-vjeçare, Blerim Krasniqi transferohet në elitën e futbollit rumun

Tashmë është zyrtare, Blerim Krasniqi do të vijojë karrierën në Rumani te skuadra e Miovenit. Bomberi kavajas i dha fund aventurën në Superligën e Kosovës, ku ishte pjesë e Gjilanit, teksa firmosi për 2 vite në elitën e futbollit rumun.

Blerim Krasniqi

Krasniqi u prezantua ditën e sotme te skuadra e tij e re, në praninë e dy menaxherëve, Ardi Osmani dhe Erion Islami, që realizuan transferimin e sulmuesit te Mioveni. Vlen të theksohet fakti se skuadra rumune, po kalon një periudhë të vështirë në kampionat, ku në 5 javë, ka arritur të sigurojë vetëm 1 pikë, duke u renditur në vendin e fundit.

Për sa i përket Krasniqit, 26-vjeçari shkëlqimin e tij e pati 3 sezone më parë, kur ishte pjesë e Skënderbeut në Superiore. Dy sezone të mira sulmuesi zhvilloi edhe me Apoloninë, teksa ndër të tjera ka veshur edhe fanellën  e Besës dhe Teutës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"