ZYRTARE/ Kontratë 2 vjeçare, Ardian Nuhiu firmos me kuqezinjtë e Tetovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 17:58

ZYRTARE/ Kontratë 2 vjeçare, Ardian Nuhiu firmos me kuqezinjtë e Tetovës

Ardian Nuhiu do të jetë trajneri i KF Shkëndija. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. 44 vjeçari ka firmosur kontratë 2 vjeçare me kuqezinjtë.

408D705F-4CED-4D4D-9FE2-E3F75CECAB4E-816x459

“Ndjehem shumë mirë që jam këtu. Nëse si futbollist arrita që vitin e parë të fitojmë titull, atëherë edhe projekti të cilin e kemi shpalosur këto ditë që kemi biseduar me drejtuesit ka qenë realisht bindës. Personalisht jam gati për këtë sfidë të re. Do të ndërtohet një skuadër shumë e fortë për të qenë gati në sfidat në Evropë, pastaj të futemi në kampionat”, është shprehur Ardian Nuhiu, pas firmosjes së kontratës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"