ZYRTARE/ “Kontrata ime skadoi kur arbitri vërshëlleu fundin e sfidës”, ish-trajneri i Barcelonës konfirmon “divorcin” pas dështimit në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 14:36

ZYRTARE/ “Kontrata ime skadoi kur arbitri vërshëlleu fundin e sfidës”, ish-trajneri i Barcelonës konfirmon “divorcin” pas dështimit në Botëror

Tata Martino nuk është më trajner i kombëtares së Meksikës!

TATA MARTINO 1

Eliminimi nga grupet e Botërorit rezultoi fatale për teknikun 60-vjeçar, i cili ka qenë vetë që ka lajmëruar këtë “divorc” me meksikanët në konferencën për shtyp pas ndeshjes duke deklaruar se kontrata e tij i skadoi në momentin kur arbitri i vërshëlleu bilbilit:

“Nuk ka asnjë motiv tani që më bën të mendoj se e ardhmja duhet të jetë ndryshe. Kontrata skadoi kur arbitri i ra bilbilit në fundin e ndeshjes. Nuk ka më asgjë për të bërë.”, deklaroi Tata Martino, i cili largohet nga pankina e Meksikës pas 3 vitesh.

Vlen të theksohet se Meksika fitoi ndaj Arabisë Saudite mbrëmjen e djeshme me rezultatin 1-2 dhe duke qenë me pikë të barabarta me Poloninë, por ajo që e bëri të eliminohej ishte humbja që pësoi ndaj atyre të fundit me rezultatin 2-0.

Tata Martino ka qenë më parë trajner i Barcelonës, Atlantës, Paraguajit, Argjentinës, Libertad, Central Kordoba, Platense, Braun Arrecifes, Newell’s.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"