ZYRTARE/ Konkurrencë e madhe te Tirana, bardheblutë huazojnë talentin te skuadra e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2021 | 16:58

ZYRTARE/ Konkurrencë e madhe te Tirana, bardheblutë huazojnë talentin te skuadra e Kategorisë së Parë

Mbrojtësi i Tiranës, Omar Musaj do të jetë pjesë e Erzenit në Kategorinë e Parë sezonit tjetër.

omar musaj

Talenti 19-vjeçaj është huazuar nga Tirana te skuadra shijakase pas interesimit të këtyre të fundit për shërbimet e Musaj. Mbrojtësi i majtë është lojtar i dalë nga akademia e Tiranës dhe është aktivizuar në 4 ndeshje me bardheblutë.

Musaj do të ketë mundësi për më shumë minuta te Erzeni duke u rritur dhe si futbollit pasi konkurrenca te Tirana është e madhe për talentin 19-vjeçar.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit bardheblu me anë të një postimi në ‘’Facebook’’.

Postimi i Tiranës

Klubi i Futbollit Tirana njofton huazimin e lojtarit Omar Musaj tek ekipi i KF Erzeni. Pas interesimit të klubit mbi lojtarin bardheblu, mbrojtësi i majtë do të jetë në shërbim të skuadrës së Erzenit për sezonin e ri që pritet të fillojë. I urojmë suksese në këtë rrugëtim. #kftiranaloanarmy

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"