ZYRTARE/ Konfirmohet pasuesi i Kashamit, trajneri i njohur merr drejtimin e Besës së Kavajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2020 | 20:20

ZYRTARE/ Konfirmohet pasuesi i Kashamit, trajneri i njohur merr drejtimin e Besës së Kavajës

 Artan Mërgjyshi do të jetë pasardhësi i Ndriçim Kashamit, që u largua ditën e djeshme në mënyrë surprizë nga skuadra e Besës së Kavajës.

mergjyshi

“Panorama Sport” njoftoi ditën e djeshme se ish-tekniku i Apolonisë, ishte shumë pranë akordit me verdhezinjtë, ndërkohë që ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimin ë faqen zyrtare të Besës.

Mergjyshi

Kujtojmë që 52-vjeçari, e njeh shumë mirë Kategorinë e Parë, teksa sezonin e kaluar korri sukses, duke ngjitur Apoloninën në Superiore. Mërgjyshi vendosi të mos vazhdonte aventurën e tij me fierakët, për shkak të mos gjetjes së gjuhës së përbashkët me drejtuesit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"